Pse Ne ?
Tre avantazhe thelbësore që garantojnë trajtimin tuaj më të mirë, nga diagnostikimi deri te buzëqeshja përfundimtare.
Laborator i Integruar
Protetikë Dixhitale
Estetikë Natyrale
Bashkëpunim i drejtpërdrejtë mjek-teknik për zgjidhje të personalizuara dhe kohë më të shkurtra realizimi.
Teknologji e fundit për skanime 3D, dizajn të saktë dhe prodhim të fasetave e kurorave me precizion mikroskopik.
Fokus te harmonia e fytyrës dhe ngjyra natyrale, duke krijuar buzëqeshje që duken dhe ndjehen autentike.
Mjeshtri Dixhitale, Preçizion i Pakrahasueshëm
Laboratori ynë i brendshëm protetik dixhital është një nga avantazhet kryesore të Dilen Dental. Duke integruar laboratorin me klinikën, kemi mundësinë të kontrollojmë nga afër çdo etapë të procesit — nga planifikimi dhe dizajnimi dixhital deri te realizimi dhe përshtatja përfundimtare.
Çdo fasetë, kurorë, urë apo restaurim protetik projektohet në mënyrë të personalizuar, duke marrë në konsideratë formën e fytyrës, tiparet e buzëqeshjes, ngjyrën, strukturën dhe funksionin e dhëmbëve. Teknologjia dixhitale na lejon të punojmë me një nivel të lartë precizioni dhe të kontrollojmë edhe detajet më të vogla të restaurimit.
Bisedoni me specialistët tanë për të kuptuar zgjidhjet më të mira për shëndetin dhe estetikën e buzëqeshjes suaj.




